Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë - e parafundit e sezonit

5 për fundjavë - e parafundit e sezonit


Shkruan: G.P

13 May, 2022 @12:00

“5 për fundjavë” - e parafundit për këtë sezon të ligave evropiane.

Fundjava pas kësaj shënon fundin e sezoneve në shumicën e top-ligave evropiane, e pastaj të gjithë shkojnë në pushim deri në gusht, pasi që dihet që kjo verë nuk ka Kampionat Botëror. Kjo garë do të mbahet në dimër, pasi që ndeshjet luhen në Katar.

1. Stuttgart - Köln (e shtunë, 15:30)

Xhiroja e fundit në Bundesligë. Gjërat kryesore janë qartësuar, por disa gjëra nuk dihen ende.

Arminia e Bielefeldit, e cila na kujton Fatmir Vatën, Klodian Duron e Ervin Skelën, ka shumë pak shpresa reale për të mbijetuar. Edhe nëse e mposhtë Leipzigun, që do të jetë vështirë pasi këtij të fundit i duhen pikët, dhe Stuttgarti mposhtet nga Kölni, në Bundesligë shikohet goldallimi mes skuadrave, me ç‘rast Stuttgarti do të përfundojë mbi Armininë, përveç nëse ndodhin dy goleada të papara në xhiron e fundit.

Logjikisht, Stuttgarti, ose Hertha e Berlinit, do të shkojë në barazh, e Arminia do të bie në Bundesliga 2.

Por, Stuttgarti mund të shpëtojë edhe pa pasur nevojë të luajë në barazh. Nëse fiton ndaj Kölnit dhe Hertha mposhtet nga Dortmundi, atëherë Stuttgarti shpëton direkt e Hertha shkon në barazh. Fakti që Stuttgarti do të luajë për fitore dhe Kölni është ende në lojë për pozitën e gjashtë, që çon në Europa League, bëjnë që ndeshja mes Stuttgartit dhe Kölnit të jetë ndeshja më interesante e ditës në Bundesligë.

Sa i përket vendit të katërt, Leipzigu edhe me një barazim është rehat, pasi që ka goldallim dukshëm më të mirë se Freiburgu e Union Berlini, të dyja ende në lojë për atë pozitë matematikisht.

Është futboll gjerman dhe të gjitha ndeshjet janë të mira për tifozët neutral dhe sidomos për ata që pëlqejnë futbollin pa mbrojtje të mira.

 

2. Liverpool - Chelsea (e shtunë, 17:45)

Ende në garë për katërpletë, por tash me më pak gjasa pas barazimit ndaj Tottenhamit në ligë javën e kaluar, Liverpooli të shtunën përballet me Chelsean në finale të FA Cup.

Për trofeun më të vjetër në histori të futbollit, Liverpooli e Chelsea përballen në Wembley të shtunën me fillim nga ora 17:45, ndeshje që padyshim se do të duhej të ishte e mirë për t’u shikuar.

Chelsea në ligë ka lëshuar pikë shumë së fundi, por Tuchel di të jetë i papërshtatshëm kur i organizon skuadrat e tij për finale. Kujtojmë finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt sezonin e shkuar.

Favorit për triumf është Liverpool, por Chelsea ka skuadër të befasojë. Do të shohim nëse lodhja e akumuluar për shkak të ndeshjeve të shumta do të vërehet te Liverpooli të shtunën, siç po vërehet pak ndeshjeve të fundit.

Finale për t’i shikuar!

3. West Ham - Manchester City (e diel, 15:00)

Barazimi i Liverpoolit ndaj Tottenhamit javën e kaluar dhe dy fitoret e Cityt ndaj Newcastlet e Wolvesit e kanë afruar skuadrën e kaltërt nga Manchesteri shumë me titullin.

Dështimi dëshprues në Ligë të Kampionëve e ka lënë Cityn të fokusuar vetëm në ligë, të cilën tash vështirë se do ta lëshojë nga dora.

Gjithsesi, të dielën pasdite City shkon në një terren jo edhe të lehtë, në Londër te West Hami. Falë formës së tmerrshme të Manchester Unitedit, West Hami ende mbetet në lojë për pozitën e gjashtë që dërgon në Europa League sezonin tjetër, e për t’i shtuar gjasat për këtë pozitë, West Hami nuk ka çfarë të humbë ndaj Cityt, duhet të shkojë për fitore.

Duhet që West Hami të shënojë i pari që ndeshja të bëhet shumë interesante. Siç kemi thënë shpesh, nëse City shënon herët, ndeshja mund të bëhet e pashikueshme.

 

4. Milan - Atalanta (e diel, 18:00)

4 pikë nga 2 ndeshjet e mbetura. Më afër se kaq nga titulli Milani nuk e mendonte veten në fillim të këtij sezoni.

Pavarësisht numrit tejet të madh të lëndimeve, Milani ndodhet këtu ku është me plot meritë dhe do të ishte e pafalshme nëse e lëshon nga dora titullin kampion.

Të dielën mbrëma Milani luan ndaj Atalantës, që është një prej skuadrave më të papërshtatshme në Itali. Mysafirët janë ende në garë për pozitat që dërgojnë në Evropë sezonin tjetër dhe prandaj kanë për çfarë të luajnë të dielën mbrëma.

Barazimi për Milanin nuk do të ishte fundi i botës, por humbja do të ishte e pafalshme.

Ndeshje për të mos u humbur!

 

5. Newcastle United - Arsenal (e hënë, 21:00)

Humbja e Arsenalit nga Tottenhami të enjten mbrëmë bën që ndeshja mes Newcastlet dhe Arsenalit të hënën që vjen të ketë edhe më shumë vëmendje. E nëse Tottenhami fiton të shtunën ndaj Burnleyt dhe rrjedhimisht ngjitet mbi Arsenalin, kjo ndeshje do të bëhet edhe më vendimtare për Arsenalin.

Dy ndeshjet e mbetura Tottenhami i ka ndaj Burnleyt e Norwichit, dukshëm më të lehta se takimet e Arsenalit, që luan ndaj Newcastlet e Evertonit, por megjithatë gjithçka akoma mbetet në duart e Arsenalit për ta mbyllur sezonin në top-katërshe.

Në St.James’ Park të mbushur si zakonisht me shikues, Newcastle duke mos qenë aspak në presion mund t’ia prishë Arsenalit planet për ritkhim në Champions League.

Historikisht këto ndeshje kanë dhuruar plot gola dhe kanë qenë të mira. Kujtojmë atë fitoren e famshme 7-3 të Arsenalit, si dhe atë barazimin e Newcastlet prej 0-44-4.

Ndeshje mjaft e mirë për të hënën mbrëma!

 


PLAYOFF | LIGA E TRETË E KOSOVËS

Pas penalltive, KF Australia siguron Ligën e Dytë

FFK Liga e Dytë

Pas penalltive, KF Australia siguron Ligën e Dytë

12/05/22 @ 16:07

VENDIMI I KD-së

Pas ndërprerjes së ndeshjes, Drenicës i shqiptohet “vërejtja e fundit”

FFK Superliga

Pas ndërprerjes së ndeshjes, Drenicës i shqiptohet “vërejtja e fundit”

12/05/22 @ 11:32

COPPA ITALIA | FINALJA | JUVENTUS 2-4 INTER

Kupa e parë në dekadën e fundit, Inter feston

Serie A

Kupa e parë në dekadën e fundit, Inter feston

12/05/22 @ 10:51

DREJT KLINËS

Për barazh, e tërë Vushtrria në Klinë

FFK Liga e parë

Për barazh, e tërë Vushtrria në Klinë

11/05/22 @ 16:35

ASTON VILLA 1-2 LIVERPOOL

Mane mbanë gjallë Liverpoolin në luftë për titull

Premier League

Mane mbanë gjallë Liverpoolin në luftë për titull

10/05/22 @ 23:16

NGA KOMISIONI I GARAVE

Karton i kuq, grabit bilbilin nga dora e referit!

FFK Liga e parë

Karton i kuq, grabit bilbilin nga dora e referit!

10/05/22 @ 21:47

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League