Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Pas ndërprerjes së ndeshjes, Drenicës i shqiptohet “vërejtja e fundit”

Pamje nga arkivi/ Foto: KFDrenica/fb

Pas ndërprerjes së ndeshjes, Drenicës i shqiptohet “vërejtja e fundit”


12 May, 2022 @11:32

Dymbëdhjetë minuta ishte ndërprerë ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Llapit, në kuadër të xhiros së XXXIII të Superligës së Kosovës.

Tifozët e Drenicës kishin hedhur mjete piroteknike, lëndë plasëse, që shkaktuan tym për të cilën gjë gjyqtari kryesor i ndeshjes, Genc Nuza, mori vendim për të ndërprerë ndeshjen dhe për të zbrazur tribunën përkatëse.

Ndërsa, Komisioni Disiplinor i FFK-së në Vendimin e fundit ka bërë të ditur se Drenicës i është shqiptuar masa “Vërejtje e fundit” pas këtij incidenti në Bajram Aliu, për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes.

“KF ”Drenica”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, në min 44 hidhet në fushë një mjet piroteknik i tymosur për çka ndërpritet ndeshja për 12 min sepse nuk pati kushte për zhvillimin e saj. Referi kryesor kërkoi të zbazet pjesa ku ishin të vendosur tifozët vendas dhe pas zbrazjes ndeshja vazhdoi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drenica- Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.” - shkruan në Vendimin e KD-së.

Kujtojmë, Drenica është në luftë për mbijetesë direkte në Superligë. Ekipi i drejtuar nga Tahir Lushtaku në dy xhirot e fundit duhet të fitojë dhe të pres gabimin e Malishevës për të siguruar mbijetesën direkte. Në të kundërtën, Drenica luan në barazh (28 maj) ndaj fituesit të PlayOffit të Ligës së Parë, Liria - Vushtrria (21 maj).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga