Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF | LIGA E TRETË E KOSOVËS

Pas penalltive, KF Australia siguron Ligën e Dytë

Pas penalltive, KF Australia siguron Ligën e Dytë


12 May, 2022 @16:07

Pas viteve të kaluara në Ligë të Tretë të Kosovës, ku luanin futboll rajonal, KF Australia nga Mitrovica do të kalojë në Ligë të Dytë të Kosovës (që është kategoria e tretë për kah rëndësia e futbollit në Kosovë) pasi që në ndeshjen e PlayOffit ka mposhtur KF Opojën me penallti.

Kujtojmë, KF Australia zuri vendin e parë në Grupin B të rajonit të Dukagjinit, ndërsa KF Opoja zuri vendin e parë në Grupin A të Dukagjinit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Tahir Vokshi të Brestovikut të Pejës, gola nuk kishte pas 90 minutave, e as pas vazhdimeve me dy herë nga 15 minuta.

Në fund, penalltitë vendosën, derisa KF Australia shënoi fitore me rezultat 5-3 ndaj KF Opojës për të siguruar biletën drejt Ligës së Dytë të Kosovës.

Seria e penalltive:

1. Kreshnik Ibrahimi, KF Australia - GOL;
1. Taulant Pireci, KF Opoja - GOL;
2. Zakhete Njembe, KF Australia - GOL;
2. Behar Rifaj, KF Opoja - GOL;
3. Mochoadi, KF Australia - GOL;
3. Agron Krasniqi, KF Opoja - GOL;
4. Besart Islami, KF Australia - GOL;
4. Ditëlind Reshiti, KF Opoja - X;
5. Florian Berisha, KF Australia - GOL.
-
Portieri i KF Australia (Arlind Gashi)
Portieri i KF Opoja (Zikri Alija)
-

Shiko penalltitë

Me këtë seri të penalltive, Australia siguroi Ligën e Dytë, ndërsa Opoja do të garojë edhe në stinorin e radhës në Ligën e Tretë.
Përndryshe, skuadra tjetër që do të garojë në Ligën e Dytë të Kosovës do të kuptohet nga çifti KF Fortuna (Drenas) dhe KF Dinamo (Ferizaj).
Fortuna është fitues i Grupit B nga rajoni i Prishtinës, ndërsa Dinamo fitues i Grupit A nga rajoni i Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë