Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI I GARAVE

Karton i kuq, grabit bilbilin nga dora e referit!

Foto ilustrim, KFKika/fb

Karton i kuq, grabit bilbilin nga dora e referit!


10 May, 2022 @21:47

Dy futbollistë të Kikës dhe një zyrtar i saj, kanë të inicuara procedurat disiplinore nga Komisionin i Garave.

Kika ishte mposhtur nga Ferizaji në xhiron që e lamë pas, ndërsa ishte në rrezik të rënies nga Liga e Parë Grupi B, derisa kuptoi se Vitia mposhtej nga Vllaznia dhe ata shpëtuan stinorin.

Por, në minutat shtesë të ndeshjes, dy futbollistë të Kikës dhe një zyrtar i saj u ndëshkuan me karton të kuq.

Sipas raportit të publikuar në faqen zyrtare të FFK-së, nënshkruar nga Abdyl Bellopoja kryetar i Komisionit të Garave në Superligë dhe Ligë të Parë inicime disiplinore janë hapur:

Ndaj lojtarit të KF ”Kika”, Besfort Emini me nr fanelle 17 dhe nr ID 002761M99. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe ja grabit nga dora bilbilin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika.

Ndaj lojtarit të KF ”Kika” Durim Biqkaj nr ID.001900M91. Motivi: Në minutën 90+, fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe pas ndëshkimit me karton të kuq, i njëjti futet në fushë dhe tenton ta sulmojë referin kryesor të ndeshjes, por referi i shmanget goditjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika.” dhe

Ndaj zyrtarit të KF ”Kika”, Sejdi Latifaj, ID.nr.007089M89. Motivi: Në minutën 90+, fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kluq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika.

Brenda ditëve në vijim pritet të shihen vendimet e Komisionit Disiplinor për gjestet e bëra nga të përmendurit prej KG-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë