Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT KLINËS

Për barazh, e tërë Vushtrria në Klinë

Pamje nga arkivi

Për barazh, e tërë Vushtrria në Klinë


11 May, 2022 @16:35

Pos Lirisë dhe tifozërisë së saj Arpagjik’t, në Klinë pritet të jetë atmosferë mjaft e nxehtë për ndeshjen e barazhit më 21 maj, pasi që edhe tifozëria vushtrriase Forca ka bërë të ditur se do të udhëtojë masovikisht në drejtim të 18 qershorit, ku luhet ndeshja.

Liria dhe Vushtrria, si ekipe që kanë zënë vendet e dyta në Ligën e Parë Grupi A dhe B do të luftojnë në një ndeshje të vetme për të kaluar në raund tjetër të barazhit - ashtu që të kërkojnë Superligën 2022/23.

Sipas njoftimit të Forcës, do të ketë autobusë në dispozion për secilën lagje dhe secilin fshat të Vushtrrisë, ashtu që ata të shkojnë në numër sa më të madh në Klinë për të përkrahur ekipin e tyre në këtë ndeshje.

“Klubi në 100 vjetorin e themelimit, zhvillon ndeshjen më të rëndësishme kundë Lirisë dhe për të bërë hapin e parë për ngjitjen e klubit në Superligë,” është thënë ndër të tjera në njoftimin e botuar nga tifozëria vushtrriase.

Dueli Liria - Vushtrria luhet më 21 maj, të shtunën, në Klinë. Ndërsa dueli pritet të fillojë në ora 15:00, edhe pse orën e ndeshjes nuk e ka zyrtarizuar FFK-ja ende.

Liria ka rënë në stinorin 2018/19 nga Superliga dhe tashmë ka kaluar stinorin e tretë në Ligë të Parë. Ndërsa Vushtrria ka rënë në stinorin 2019/20 nga Superliga dhe tashmë është duke kaluar stinorin e dytë në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë