Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT KLINËS

20 autobusë nga Prizreni për ndeshjen e barazhit!

20 autobusë nga Prizreni për ndeshjen e barazhit!


10 May, 2022 @21:18

Pasi që ka arritur të sigurojë ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, për të kërkuar biletën për në Superligë, Liria pritet të ketë përkrahje masive në ndeshje ndaj Vushtrrisë.

Liria e Vushtrria do të ndeshen në ndeshje të barazhit për Superligë, ku si vendet e dyta të grupeve A dhe B të Ligës së Parë, do të kërkojnë hapin e parë drejt duelit tjetër të barazhit, me vendin e tetë të Superligës.

FFK ka përcaktuar që ndeshja “finale” mes Lirisë dhe Vushtrrisë të luhet në stadiumin 18 qershori të Klinës.

Ndërsa ditë më parë tifozëria e ekipit prizrenas, Arpagjik’t, ka bërë të ditur se kanë në dispozicion 20 autobusë për udhëtim masovik për këtë ndeshje.

Dueli Liria - Vushtrria luhet më 21 maj, të shtunën, në Klinë. Ndërsa dueli pritet të fillojë në ora 15:00, edhe pse orën e ndeshjes nuk e ka zyrtarizuar FFK-ja ende.

Liria ka rënë në stinorin 2018/19 nga Superliga dhe tashmë ka kaluar stinorin e tretë në Ligë të Parë. Ndërsa Vushtrria ka rënë në stinorin 2019/20 nga Superliga dhe tashmë është duke kaluar stinorin e dytë në Ligë të Parë.

Kujtojmë, Vushtrria në stinorin 2020/21 kishte rënë edhe nga Liga e Parë Grupi A. Por me një fuzionim të pasqaruar, të ndodhur me KF Dardanën nga Kamenica, shpëtoi pa rënë aty, ndërsa tash militon në Ligën e Parë Grupi B, ku mirrte pjesë KF Dardana (që s’ekziston më) dhe prej aty me një formë të mirë të treguar kanë arritur në pozitën e dytë të Ligës së Parë Grupi B 2021/22 për të siguruar barazhin. Forca, tifozëria vushtrriase, gjithashtu ka paralajmëruar udhëtim masiv për në Klinë, në të shtunën e 21 majit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë