Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA | FINALJA | JUVENTUS 2-4 INTER

Kupa e parë në dekadën e fundit, Inter feston

Kupa e parë në dekadën e fundit, Inter feston


12 May, 2022 @10:51

Hera e fundit kur Inter i gëzohej Kupës së Italisë, ishte sezoni 2010/11. Pastaj një dekadë errësisrë, pas arritur asnjëherë finalen.

Rikthimi i madh u bë të mërkurën mbrëma, kur në Olimpico të Romës, Inter së pari mori epërsinë, pastaj ra në disanvtazh, u desht të barazojë për të çuar ndeshjen në vazhdime dhe të fitojë në shtesa.

Në fund, gëzimi i madh nerazzur, derisa Inter çoi lart trofeun e Coppa Italia për sezonin 2021/22.

Juventus 2-4 Inter [Sandro 50, Vlahovic 52 - Barella 6, Hakan 80p., Perisic 99p., 102] në një ndeshje ku kishte gjithçka, penallti, vendime nga VAR, 11 zëvendësime te të dyja skuadrat e në disa raste edhe grindje, pa eskalim të madh.

Me humbjen e këtij trofeu, Juventus për herë të parë në dekadën e fundit mbetet pa një trofe të fituar në fund të sezonit, ndërsa Massimilano Allegri do të duhet të shikojë mirë e mirë për ringritjen e ekipit, pas sigurimit të së paku Ligës së Kampionëve për stinorin tjetër.

Inter, tash me një këndellje të shpejt mendjen e ka te Scudettoja, ku Milan është në pole-position për të marrë titullin kampion, ndërsa nerazzurët pas gabimit të bërë ndaj Bolognës, presin gabimin e rossonerëve për të kapur titullin. E deri te titulli, kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro.

Për Interin me Simone Inzaghin në krye të skuadrës, ky është trofeu i dytë pas triumfit në Superkupë njëjtë ndaj Juventusit, por me rezultat 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A