SUPERLIGA HENDBOLL
Kastrioti kryen vjeshtën si lider
19 December, 2018 @13:02
Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaji ka kryer vjeshtën në Superligë të hendbollit si lider.
Ekipi në fjalë duke e mposhtur Zhegrën në xhiron e fundit të vjeshtës, XIV, 52-34, ka përfunduar stinorin me 26 pikë nga 14 xhiro me bilanc 13 fitore, 0 barazime dhe 1 humbje dhe me golaverazh më të mirë se Besa Famgas që ka bilanc të njëjtë.
Në duelet tjera të xhiros së fundit janë regjistruar këto rezultate: Drita 33-23 Trepça, Samadrexha 37-26 Drenica, Prishtina 42-27 Vëllaznimi dhe Besa Famgas 36-11 Vushtrria.
TABELA PËRFUNDIMTARE e stinorit vjeshtor:
1 | Kastrioti | 14 ndeshje | 26 pikë | |
2 | Besa Famgas | 14 ndeshje | 26 pikë | |
3 | Prishtina | 14 ndeshje | 24 pikë | |
4 | Drita | 14 ndeshje | 20 pikë | |
5 | Vushtrria | 14 ndeshje | 11 pikë | |
6 | Vëllaznimi | 14 ndeshje | 10 pikë | |
7 | Zhegra | 14 ndeshje | 7 pikë | |
8 | Trepça | 14 ndeshje | 7 pikë | |
9 | Drenica | 14 ndeshje | 6 pikë | |
10 | Samadrexha | 14 ndeshje | 2 pikë |