XHUDO
Edhe një medalje e artë nga vajzat e Kosovës!
15 December, 2018 @10:55
Medalje e artë për Distria Krasniqin!
Xhudistja kosovare para pak minutave e mposhti medalisten olimpike nga Japonia, Ami Kondo, në finale, për ta fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Judo Masters të Guangzhout. Përballjen finale xhudistja pejane e fitoi për vetëm 14 sekonda, për të fituar kështu plot 1800 pikë olimpike.
Në këtë turne Kosovën e përfaqësojnë edhe Nora e Akil Gjakova. Nora ka arritur në finale në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe e ka të sigurtë të paktën medaljen e argjendtë, kurse Akili në kategorinë deri në 73 kilogramë pësoi humbje nga xhudisti gjeorgjian Lasha Shavdatuashvili, për ta humbur kështu mundësinë që të rikthehet me medalje në shtëpi.