FITON GARËN
Mposht rivalin deri më 2023
25 November, 2018 @12:20
Prodhuesi italian i gomave, furnizuesi i ekipeve të Formula 1, Pirelli, ka fituar garën për të qenë furnizuesi i vetëm i formullave në periudhën 2020-2023.
Njoftimin e ka dhënë L’Equipe para pak çastesh, ndërsa Pirelli ka fituar një garë tejet të rëndësishme ndaj Bridgestone-it.
“Jemi të lumtur me këtë marrëveshje që garanton të ardhme stabile, afatgjate në pjesën kryesore të F1,” ka thënë ndër të tjera bosi i F1-shit, Chase Carey.