GRAND PRIX HAGUE 2018
I argjendtë, Akili fantastik pëson në fund
17 November, 2018 @18:02
Pas një dueli të lodhshëm ndaj rusit Musa Mogushkov, Akil Gjakova është mposhtur në finale të Grand Prix Hague 2018, duke e marrë medaljen e argjendtë në fund.
Akili ka pasur një paraqitje brilante në finale, ndaj rusit Mogushkov, që në të shumtën e rasteve mbrohej nga kërcimet e Akilit.
Por në fund të duelit, kur luftohej për Golden Score, gjatë tentimit të Akilit për rrënim të kundërshtarit, rusi me këmbën në rrëzim, prish ekuilibrin e kosovarit për ta rrëzuar në krah dhe e fiton duelin.
Në fund, Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë, të parën për Kosovën në Grand Prix të Hagës 2018. Ndërsa dje Distria Krasniqi fitoi të bronztën.