XHUDO
Në lojë për të bronztën
16 November, 2018 @14:05
Pas triumfeve ndaj gjermanes Mira Ulrich dhe portugezes Maria Siderot, Distria Krasniqi është mposhtur nga japonezja Aya Sakagami, për ta humbur kështu mundësinë për të luftuar për medalje të artë apo të argjendtë në Grand Prixin e Hagës, Holandë, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Gjithsesi, Distria Krasniqi mbetet ende në lojë për medaljen e bronztë, nëse i fiton duelet e mbetura të ditës së sotme, për të cilat do të ju informojmë më vonë.
Nesër në garë në Grand Prixin e njëjtë do të jetë Akil Gjakova, kurse pasnesër Loriana Kuka.