BOKS
Përsëri ‘përzihet’ politika, boksieres nga Kosova i ndalohet pjesëmarrja
15 November, 2018 @21:42
Pas lajmit të mirë që erdhi dje me qeverinë spanjolle që vendosi t’i pranojë zyrtarisht garuesit nga Kosova si të gjithë të tjerët, pra me simbolet e tyre dhe me intonimin e himnit të Kosovës, një lajm negativ vjen për boksin e Kosovës.
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, nuk do të mund të marrë pjesë në kampionatin botëror në New Delhi të Indisë. Kjo për shkak që shteti në fjalë nuk ia dha vizën Donjetës, me arsyetimin se India nuk e ka pranuar Kosovën dhe prandaj boksierja në fjalë nuk do ka të drejtë të marrë pjesë në garat që ky shtet i organizon.
Gjithsesi, ne shpresojmë që rastet e tilla në të ardhmen të zvogëlohen e të zhduken tërësisht, në mënyrë që sporti të triumfojë para politikës, e sportistët e Kosovës të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët!