GRAND PRIX - TASHKENT 2018
Edhe Majlinda e artë, me ippon
9 November, 2018 @13:53
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Prix 2018 që po mbahet në Tashkent në kategorinë e saj, deri në 52 kilogramë.
Majlinda ka mposhtur me ippon kundërshtaren zvicerane Evelyne Tschopp, në minutën e dytë të luftës, duke e hedhur atë direkt me shpinë pas kapjes së dytë që e kishin përgjatë duelit.