EVROPIANI U23 NË HUNGARI

5 ipponë, Akili i artë
3 November, 2018 @17:02
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, që ditë më parë u stolis me medalje të argjendtë në Grand Prix të Abu Dhabit, sot ka fituar medaljen e artë.
Akili ka fituar të pesë luftërat e tij sot në Gyor të Hungarisë, ku po mbahet Kampionati Evropian për grupmoshat nën 23 vjet, për të fituar medaljen e artë aty.
Të gjithë duelet Akili i fitoi me ippon në kategorinë nën 73 kilogramë.