REKORDE
E 99-ta për Federerin
28 October, 2018 @18:24
Në dy sete, 7-6, 6-4, Roger Federer mposhti kualifikuesin Marius Copil për të fituar për të katërtën herë në Basel. Ishte kjo fitorja e 20-të radhazi në turneun në të cilin vet Roger Federer si fëmijë kishte mbledhur topat. Tani ai ka rekord 71-9 në Basel me nëntë tituj të fituar në 12 finale në këtë turne. Për 37 vjeçarin ishte ky trofeu i 99-të në karrierë, duke mbetur vetëm tetë fitore larg rekordit të Jimmy Connors.
Në ATP turneun në Vjenë, Kevin Anderson fitoi finalen kundër Kei Nishikorit. Në dy sete, 6-3, 7-6, tenisti jugafrikan shënoi fitoren e dytë sivjet dhe të pestë në karrierë. Finalisti i Wimbledon gjithashtu siguroi pjesëmarrjen në turneun final në Londër, duke u futur në mesin e tetë më të mirëve në botë këtë vit.