XHUDO
Nora sprinton tek e arta
27 October, 2018 @17:46
Vetëm 59 sekonda iu nevojiten Nora Gjakovës që të fitoj në finalen e Grand Slamit në Abu Dhabi. Ajo shënoi ippon kundër ruses Anastasiia Konkina, të cilën e kishte mposhtur edhe në Evropianin e sivjetmë.
Për kampionen tonë evropiane ky është grand-slami i parë këtë vit, gjersa ka fituar dy Grand Prix.
Më herët, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi u stolisën me të argjendta. Për Kosovën sot ishte ditë e përkryer me pjesëmarrje në të tria finalet e femrave.