Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHGSK

Kosova dhe Shqipëria anëtare të reja të Asociacionit të Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore

Foto: SHGSK

Kosova dhe Shqipëria anëtare të reja të Asociacionit të Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore


Teksti: SHGSK

27 October, 2018 @13:02

Në organizim të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Maqedonisë, në Ohër po mbahet samiti me gazetarë sportivë nga Evropa Juglindore.

Në këtë ngjarje të madhe, për herë të parë, pjesëmarrëse është edhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, e perfaqësuar me kryetarin Arlind Grantolli dhe nënkryetarin Edmond Thaçi.

Samiti treditor ka filluar punimet e saj të enjtën më 25 tetor dhe do të përmbyllet të dielën më 28 tetor.

Krahas samitit, po mbahet edhe një turne futbolli me ekipet nga 15 shtete pjesëmarrëse, Maqedonia si nikoqire, Kroacia, Mali i Zi, Hungaria, Moldavia, Serbia, Sllovenia, Greqia, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Qiproja e kështu me radhë.

E veçanta e këtij samiti, do të jetë edhe ngjarje e shënuar, ku për herë të parë, golashenuesit më të dalluar të turneut, të shtunën më 27 tetor do t’i ndahet çmimi që mban emrin e legjendës së futbollit kosovar, presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri.

Delegacioni kosovar, ka qenë prezent në samit, ku u diskutua për problematikat e gazetarisë sportive në shtetet e Evropës Juglindore e më gjerë.

Gjatë ditës së shtunë, me 27 tetor, do të ketë edhe aktivitete të shumta, kurse në mbrëmje, në këtë event, pritet të marrin pjesë edhe presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe i biri i Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri.

Pas perfundimit të pjesës së parë të samitit ku u diskutuan tema te rëndësishme, në pjesën e dytë të saj, u zgjodhën organet e reja të Asociacionit të Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore (SEEEA). Kryetar i saj u zgjodh Boshko Trpeski nga Maqedonia, kurse katër anëtarët tjerë të Bordit Ekzekutiv të SEEEA-së janë edhe Todor Brajkoviq nga Mali i Zi si sekretar i përgjithshëm, pastaj Aspasia Velonaki nga Greqia, Gyorgy Szollosi nga Hungaria dhe Emir Delic nga Bosnja dhe Hercegovina.

Pika më e rëndësishme e samitit, ishte pranimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Asociacionin e Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore.

Të gjithë të pranishmit, përveç Greqisë që abstenoi, votuan për pranim të Kosovës në këtë asociacion.

Në këtë mënyrë, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, respektivisht ky bord aktual, po dëshmon punën e jashtëzakonshme, duke i dhënë edhe një mundësi më shumë gazetarëve kosovarë impaktin në organizatat ndërkombëtare të gazetarisë sportive.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera