Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Majlinda kthehet me fitore

Majlinda kthehet me fitore


27 October, 2018 @13:11

Katër fitore rresht është bilanci i Majlindës, e cila u rikthye në tatami pas më shumë se një viti për shkak të lëndimit.

Lëndimet nuk e lanë rehat Majlindën as sot. Në ndeshjen çerekfinale, izraelitja Gili Cohen dhe Majlinda patën një përplasje kokë-hundë, e cila pasoi me një vonesë prej disa minutave. Me t’u kthyer në tatami, izraelitja pati kokën të lidhur, derisa Majlinda pati hundën e lidhur për shkak të gjakderdhjes, e cila iu kthye edhe në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale Majlinda mposhti britaniken Chelsie Giles, e cila shkaktoi shidon e tretë në kohën shtesë. Me të njëjtin rezultat ishin mposhtur edhe rusja Yulia Kazarina dhe polakja Karlina Pienkowska në dy rrethet e para.

Në finale, Majlinda vihet përballë italianes Odette Giuffrida, të cilën e kishte mposhtur në finale të Olimpiadës së Rios.

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera