Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Majlinda operohet me sukses

Majlinda operohet me sukses


15 September, 2017 @15:43

Kampionja e vetme olimpike që ka Kosova, Majlinda Kelmendi, është operuar me sukses sot, ka bërë të ditur trajneri i saj, Driton Kuka, përmes një njoftimi të lëshuar në Facebook.

Majlinda, ka pasur një lëndim në ligamentin kryqëzor të saj dhe është detyruar të operohet për t’iu kthyer gjendjes së mëparshme, gjë që ka kaluar me sukses.

Rehabilitimi i Majlindës do të vazhdojë në Slloveni te Mitja Bracic.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera