Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPORTE LUFTARAKE

Taekwondoistët përfitojnë donacione nga Federata botërore

Foto: FTK

Taekwondoistët përfitojnë donacione nga Federata botërore


14 September, 2017 @13:04

Federata e Taekwondos së Kosovës (FTK) ka përfituar donacion nga shtëpia botërore e këtij sporti, pas Kampionatit Botëror që u mbajt në Korenë Jugore këtë vit.

Përveç FTK-së, donacion të tillë përfituan edhe Federata e Shqipërisë dhe Sllovakisë.

Donacioni përmban disa palë veshje të Taekwondo-së për gradat Poom dhe Dan, disa palë këpucë profesionale për ushtrime, fokuserë (target) të dy llojeve si dhe maica për ushtrime për nxënës dhe trajner.

teak

Përfitues të donacionit do të jenë sportistët e klubeve anëtare të FTK-së.

FTK vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punojë ngushtë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të cilave iu takon, ashtu që të mundësojë kushte sa më të favorshme për sportistët e saj.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera