Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Nora në finale

Nora në finale


27 October, 2018 @12:31

Nora Gjakova mposhti xhudokan Chen-Ling Lien nga Tajvani me ippon për të avancuar në finale të Grand Slam turneut në Abu Dhabi.

Para se t’i hakmerrej tajvanezes për humbjen në Abu Dhabi para tri viteve, Nora kishte mposhtur francezen Priscilla Gneto në çerekfinale, vetëm pas kohës shtesë.

Gjakova nisi garat në rrethin e dytë pasi në të parin ishte e lirë. Viktima e saj e parë sot, ishte rumunja Loredana Ohai.

Në finale, Nora do të ketë përballë rusen Anastasiia Konkina të cilën e kishte mposhtur në gjysmëfinale të Evropianit të sivjetmë kur Nora ishte shpallur kampione e Evropës.

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera