BUDAPEST 2017
Eliminohet edhe Nora, Kosova e mbyll pa medalje
30 August, 2017 @16:26
Pas Akil Gjakovës, është eliminuar edhe xhudistja e fundit pjesëmarrëse e Kosovës në Botërorin e Xhudos që po mbahet në Budapest.
Nora Gjakova, që garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, u eliminua në rrethin e tretë të garës nga xhudistja koreano-jugore Youjeon Kwon, duke bërë kështu që Kosova ta mbyll pa medalje të fituar këtë Kampionat Botëror.