BUDAPEST 2017
Majlinda e mbyll pa medalje
29 August, 2017 @18:47
Pas humbjes në gjysmëfinale nga japonezja Al Shishime, e cila edhe u shpall fituese e medaljes së artë sa i përket kategorisë nën 52 kilogramë, Majlinda Kelmendi u mposht edhe nga Erika Miranda në duelin për vendin e tretë, për ta mbyllur kështu pa medalje këtë Botëror.
Majlinda këtë Botëror e mbyll në vendin e pestë, ndërsa ajo që shqetëson më tepër është fakti që Majlinda mund të ketë pësuar një lëndim nga dueli i fundit për vendin e tretë, lëndim i cili shpresojmë të mos jetë serioz.
Duhet përmendur që humbjet e pësuara sot ishin të parat për Majlindën që nga viti 2015, ndërsa në këtë periudhë ajo kishte 24 fitore radhazi.
Sa i përket Distria Krasniqit, ajo e mbylli në vendin e shtatë këtë turne, kurse nesër në këtë Botëror duelet e tyre i vazhdojnë Nora e Akil Gjakova.