KRIZA E PALESTRAVE
Edhe hendbollit i kërkohet rregullimi i palestrës
27 August, 2017 @14:03
Reprezentacioni i Kosovës në hendboll rrezikon zhvillimin e fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionat Europian në të dyja konkurrencat.
FHK-së i është kërkuar nga EHF (Federata europiane e hendbollit) që palestra ku do t’i zhvillojë Kosova ndeshjet si vendas t’i ketë minimum 2 mijë e 500 ulëse, ndriçimi të jetë LED dhe minimum 1 mijë luks, si dhe temperatura minimale për zhvillimin e ndeshjeve 18 shkallë celziusi.
Tashmë sikurse reprezentacioni i basketbollit, edhe ai i hendbollit në të dyja konkurrencat, nëse nuk ndërmirret diçka në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, apo cilëndo palestër tjetër potenciale - rrezikojnë që ndeshjet e radhës t’i zhvillojnë si opcion më të afërt në Tiranë ose Shkup.