EURO U-17/ DIV B
Vajzat U17 mposhten nga izraelitet
2 August, 2017 @15:17
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në hendboll, që po merr pjesë në Europianin e Divisionit B, ka pësuar edhe humbjen e dytë në Grupin B, ku po garon.
Kosova U17 është mposhtur nga Izraeli U17 me rezultat 29-26 (16-13) dhe kështu ka pësuar humbjen e dytë me radhë, duke mbetur me 2 pikë pas 3 ndeshjeve dhe duke vështirësuar punët për kualifikim në gjysmëfinale.
Vajzat e drejtuara nga Florent Beqiri gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë afër rivaleve, por nuk kanë arritur të dalin përpara me gola dhe në fund kanë pësuar me 3 gola dallim, 26-23.
9 faula teknikë janë referuar për Kosovën në këtë ndeshje, krahas vetëm 4 për Izraelin, derisa 4 herë nga 2 minuta gjatë ndeshjes vajzat kanë luajtur me një lojtare më pak për shkak të ndëshkimeve.
Rina Rexhepi ka qenë më efikasja në këtë ndeshje për Kosovën me 8 gola të shënuara, derisa Sara Rexhepi ka shënuar 7 e Hana Hoti 6 të tjera.
Pas kësaj ndeshjeje, Kosova U17 do të ketë edhe një përballje në Grupin B, ndaj Bullgarisë, për të përcaktuar nëse do të ketë gjasa për gjysmëfinale, kurse në rast moskualifikimi i mbetet të luftojë për renditjen përfundimtare në këtë garë, prej pozitës 5 e mëposhtë.