LONDON 2017
Zhgënjim për yjet e mbrëmjes
12 August, 2017 @23:20
Natë e kobshme për legjendat e atletikës. Pasi Mo Farah humbi titullin e dytë në këtë kampionat duke përfunduar pas Muktar Edris në 5000m, Usain Bolt nuk arriti ta përfundojë garën me stafetën e Xhamajkës për shkak të lëndimit, duke bërë që përshendetja e tij nga bota e atletikës të mos bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Titulli në këtë disiplinë shkoi për vendasit të cilët shkrinë epërsinë e amerikanëve pas ndërrimit të tretë. Japonia doli e tretë në 4x100m stafetë tek meshkujt, të cilën disiplinë tek femrat e fituan SHBA-të para Britanisë së Madhe dhe Japonisë.
Kampionët tjerë të mbrëmjes së parafundit nga ky kampionat botëror i atletikës ishin gjermani Johannes Vetter në hedhje shtize; Kevin Mayer i solli Francës të artën e parë në dekatlon dhe rusja Maria Lasitkine fitoi si atlete e pavarur garën në kërcim së larti.