TAEKWONDO
Tekvandoistët socializohen në Sharr
28 August, 2017 @14:15
Të shtunën që e lamë pas tekvandoistët nga klubet e ndryshme të Kosovës, kanë pasur mundësi të mirë shoqërimi dhe ushtrimesh, pasi që u mbledhën në seminarin e sparingut “Prizreni 2017” ku morën pjesë mbi 40 sportistë.
Seminari u mbajt në Shtëpinë Malore të rrethinës së Prizrenit, ndërsa interesimi i sportistëve ishte në nivel.
Ushtrime taktike e teknike, karakteristikat e sparingut, provimi me sistem elektronik të garimit, ligjerata e mjekëve mbi situatat emergjente dhe gjëra tjera janë ndjekur gjatë fundjavës nga ata.
info+
Udhëheqës të seminarit ishin mjeshtërit e taekwondo-së: Nuhi Gashi - Kryetar i FTK-së dhe Valon Selmani - Drejtor Teknik i FTK-së, të ndihmuar nga trajneri i klubit "Fushë Kosova" Besfort Berisha, trajneri i klubit "Shqiponja" Liridon Tafa dhe trajnerët e klubit "Prizreni" Nexhat Danjolli dhe Enis Qafëleshi. |