BUDAPEST 2017
Befasi në Budapest, mposhtet Majlinda Kelmendi
29 August, 2017 @16:32
Në duelin gjysmëfinal ndaj japonezes Al Shishime, Majlinda Kelmendi është mposhtur, duke bërë kështu që ta humb mundësinë për ta fituar të artën e Botërorit të Xhudos sa i përket kategorisë nën 52 kilogramë.
Pas një lufte tejet të fortë që zgjati afro 10 minuta, Majlinda u mposht nga japonezja, ndërsa tash i mbetet që të luftojë për medaljen e bronztë ndaj xhudistes Erika Miranda.
Sa i përket Distria Krasniqit, ajo e mbyll këtë Botëror në vendin e shtatë, gjë që gjithashtu mund të quhet befasi.