Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WTA FINALET

Gjysmëfinale befasuese

Gjysmëfinale befasuese


26 October, 2018 @21:35

Katër bartëset e para të turneut final të sezonit janë eliminuar në fazën e grupeve. E fundit ishte Agnelique Kerber e cila u mënjanua nga Sloane Stephens. Finalistja e Roland Garros mposhti gjermanen Angelique Kerber në dy sete, 6-3, 6-3. Në gjysmëfinale nga ky grup kalon edhe Kiki Bertens e cila fitoi ndeshjen kundër fitueses së US Open, Naomi Osaka. Japonezja dorëzoi ndeshjen për shkak të lëndimit pas setit të parë të humbur 3-6.

 

Dy gjysmëfinalistet tjera janë Elina Svitolina dhe Karolina Pliskova, për të cilat ky është turneu i dytë final. Bertens e Stephens debutojnë në këtë turne. Elina Svitolina takohet me Kiki Bertens të shtunën në ora 10:00, ndërsa Sloane Stephens ndeshet me Karolina Pliskovan në ora 13:30.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis