PËRFAQËSUESJA
Kosova mposhtë Turqinë në miqësore
21 October, 2018 @22:00
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore në miqësoren në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, ku po edhe po e kalon fazën përgatitore në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.
Të përzgjedhurit e trajnerit Taip Ramadani e mposhtën përfaqësuesen turke me rezultat 20-21, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e fundit nga Florim Hoxha nga penalltia.
Me rivalin e njëjtë, kosovarët do ta zhvillojnë edhe një miqësore tjetër të hënën (nesër).
Kosova në kualifikimet e “Euro 2020” do ta ketë për kundërshtarë përfaqësuesen e Polonisë dhe ate të Gjermanisë.