Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOTO GP

Marquez përsëri kampion

Marquez përsëri kampion


21 October, 2018 @10:19

Marc Marquez startori garën nga pozita e gjashtë për t’u ndarë me Dovizioson deri dy rrathë para fundit. Atëherë Dovizioso humbi balancën e motoçikletës së tij, duke humbur shanset për të shtyrë festën e Marquez edhe për një javë.

Për Marc Marquez është ky titull i pestë në kategorinë më të lartë në motoçiklizëm. Me këtë titull, Marquez thyen rekordin e Valentino Rossit, i cili këtë sukses e kishte arritur kur ishte 26 vjeç, një vit më plak se Marquez.

Në kategoritë tjera në Motegi të Japoisë, në Moto2, Fabio Quartaro humbi fitoren për shkak të manipulimeve me shtypjen e ajrit në gomat e motoçikletës së tij, duke i lëshuar fitoren Francesco Bagnaia i cili përfundoi garën i dyti. Në Moto3, në një fund tjetër të ngushtë të garës, Marco Bezzechi doli para Darryn Binder.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera