Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHANGHAI MASTERS 2018

Kroati Coric rrënon Federerin

Kroati Coric rrënon Federerin


13 October, 2018 @16:49

Tenisti i ri kroat, Borna Coric, ka shënuar fitoren më të madhe të tij në karrierë, duke e mposhtur sot legjendën e tenisit botëror, Roger Federer, 2-0 në sete për të arritur finalen e Shanghai Masters.

Kroati 21 vjeç ka fituar me 6-4 dhe 6-4 setet për të arritur finalen e turneut në Shanghai, ku si kundërshtar në finale do të ketë serbin Novak Djokovic, i cili më parë mposhti gjermanin Alex Zverev 6-2 dhe 6-1 në sete.

Djokovic është në seri prej 17 fitoreve radhazi aktualisht, ndërsa me këtë fitore të tij dhe me humbjen e Federerit shpejt serbi do të kap vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të ATP-së.

Në anën tjetër, Coric, i cili dominoi në servise, nëse arrin të fitojë në finale Djokovicin, do të krijojë një kapital të madh për karrierë, pasi që me 21 vjet do t’i ketë në listë të të mposhturve katërshen dominuese të kohës, Roger Federer, Rafael Nadal, Novak Djokovic dhe Andy Murray.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis