Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

IHF TROPHY

Lista e Kosovës U18 për IHF Trophy

Foto nga arkivi

Lista e Kosovës U18 për IHF Trophy


10 October, 2018 @14:16

Kosova U-18 në hendboll do të garojë në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej 22 deri më 29 tetor mbahet në Prishtinë.

Ndeshjet pritet të zhvillohen në dy palestrat në kryeqytet.

Kombëtarja U-18 e ka rastin të përmirësojë përshtypjen pas paraqitjeve jo shumë bindëse në Evropianin e këtij viti.

Shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Taip Ramadani ka vendosur për 18 lojtarë.

17 prej tyre janë të klubeve të Kosovës, ndërsa Agon Smakolli vjen nga Suedia.

Shtabi teknik përbëhet edhe nga trajneri Jeton Havolli, ndihmësit Blerim Beqiri e Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.

Pjesëmarrës në këtë turne janë: Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Irlanda, Molldavia dhe Malta.



Kosova U-18:

Gëzim Thaqi ​(Besa Famgas)
Parim Hajdini ​(Kastrioti)
Milot Delija ​(Besa Famgas)
Dion Idrizi ​(Besa Famgas)
Florian Rexha ​(Vëllaznimi)
Ylli Muqolli ​(Besa Famgas)
Agon Selmani ​(Kastrioti)
Elion Vokshi ​(Besa Famgas)
Adonit Isufi ​(Zhegra)
Çlirim Rama ​(Vëllaznimi)
Arbër Neziri ​(Vëllaznimi)
Ermal Dukaj ​(Besa Famgas)
Ylli Qerimi ​(Kastrioti)
Rikard Quni ​(Besa Famgas)
Rifat Visoka ​(Llapi)
Enis Kuleta​(Prishtina)
Agon Smakolli ​(Alingsas)
Gentian Mani ​(Llapi)

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga