KOSOVA
Përfaqësuesja e hendbollit, publikohen të ftuarit
Teksti: Kosova Handball
8 October, 2018 @19:15
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Kosova është në grupin e parë së bashku me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. Më 24 tetor Kosova luan me Poloninë në Ostrowiec, kurse më 28 tetor e pret kombëtaren e Gjermanisë, që është prej më të mirave në botë.
Në listën e selektorit Ramadani janë 18 lojtarë, 12 prej tyre të klubeve të Superligës së Kosovës. Besa Famgas përfaqësohet nga pesë lojtarë, Prishtina nga tre, Kastrioti i ka dy lojtarë, ndërsa Drita e Vëllaznimi nga një.
Lojtarë të klubeve të huaja në kombëtare ka nga Gjermania, Suedia e Zvicra. Ata do të bashkohen me kombëtare në Turqi më 20 e 21 tetor. Në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese, kombëtarja jonë luan dy ndeshje kontrolluese ndaj Turqisë, më 21 e 22 tetor.
Grumbullimi i kombëtares, përkatësisht i lojtarëve të Superligës do të bëhet më 17 tetor, ndërsa përzgjedhësi Ramadani do të ndihmohet nga trajnerët Fadil Kqiku e Erhan Shahini, trajneri i portierëve Veton Hajrizi, ai i përgatitjes fizike, Enver Tahiraj dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.
Lista e lojtarëve të ftuar: