Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

Pranë titullit

Pranë titullit


7 October, 2018 @9:37

Lewis Hamilton ka shënuar fitoren e pesëdhjetë me Mercedesin dhe të nëntën këtë sezon duke u afruar një hap më afër titullit. Fitorja eventuale në Austn, dhe dështimi i Vettelit të renditet i dyti, do të mbyllte garën për kampionin e këtij viti në Formula 1.

Hamilton udhëhoqi garën fund e krye, duke përfunduar para kolegut nga Mercedes, Valtteri Bottas i cili në rrathët e fundit u trazua pak nga Max Verstappen, cili mbeti në fund i treti. Holandezi pati një aksident me Vettelin kur gjermani provoi ta kalonte në rrethin e nëntë, për të rënë në pozitën e nëntëmbëdhjetë. Në fund Vetteli u këndell për të përfunduar i gjashti, tani 67 pikë pas Hamilton në renditjen e përgjithshme.

Daniel Ricciardo i cili nisi nga pozita 15, përfundoi i katërti duke u zgjedhur edhe si ‘piloti i ditës’ nga Formula1.com.

Gara e radhës në SHBA zhvillohet pas dy jave, më 21 tetor duke nisur në ora 20:10 sipas orës tonë.



Renditja e përgjithshme:

1 Lewis Hamilton 306 Britani e Madhe Mercedes
2 Sebastian Vettel 263 Gjermani Ferrari
3 Valtteri Bottas 207 Finlandë Mercedes
4 Kimi Raikkonen 196 Finlandë Ferrari
5 Max Verstappen 173 Holandë Red Bull Racing - TAG Heuer

 
Të gjitha lajmet nga Motosports