Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SINGAPOUR GRAND PRIX 2018

Hamilton fiton edhe në Singapor

Hamilton fiton edhe në Singapor


16 September, 2018 @16:49

Lewis Hamilton ka ngritur epërsinë në 40 pikë kundër rivalit më të afërm në renditje pas fitores në Singapor.

Britaniku përfundoi garën i pari duke lënë pas Max Verstappenin i cili vetëm në një çast, gjatë parakalimit rrethor të bolidëve të fundit, ishte afër ta kalonte. Holandezi përfundoi garën me gati 9 sekonda vonesë, gjysmë minute para Sebastian Vettel i cili siguroi pozitën e fundit në podium.

Ishte kjo fitorja e katërt e Hamiltonit në Singapor ku barazon rekordin e mbajtur nga Sebastian Vettel në këtë shteg.

Gara e radhës zhvillohet pas dy jave në Sochi të Rusisë.



Renditja e përgjithshme:

1 Lewis Hamilton 281 Britani e Madhe Mercedes
2 Sebastian Vettel 241 Gjermani Ferrari
3 Kimi Raikkonen 174 Finlandë Ferrari
4 Valtteri Bottas 171 Finlandë Mercedes
5 Max Verstappen 148 Holandë Red Bull Racing
6 Daniel Ricciardo 126 Australi Red Bull Racing
7 Niko Hulkenberg 53 Gjermani Renault
8 Fernando Alonso 50 Spanjë McLaren


Renditja e skuderive:

1 Mercedes 452
2 Ferrari 415
3 Red Bull Racing 274
4 Renaul 89
5 Haas F1 Team 84

 
Të gjitha lajmet nga Motosports