Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOTOGP

Dovi triumfon në San Marino

Dovi triumfon në San Marino


9 September, 2018 @14:49

Pas anulimit të garës në Britani të Madhe për shkak motit të keq, motoçiklistët më të shpejtë të planetit vazhduan garat në shtegun e Misanos në San Marino.

Andrea Dovizioso fitoren e gjashtë këtë sezon dhe të parën në karrierën e tij në Misano duke përfunduar garën para Marc Marquezit. Lideri aktual i renditjes së përgjithshme (221 pikë), u ngjit në këtë pozitë pasi bashkëngasësi i Doviziosos nga Ducati, Jorge Lorenzo doli nga shtegu në rrethin e parafundit, gjersa ishte në pozitën e dytë. Carl Crutchlow siguroi podiumin e dytë këtë sezon pas fitores në Katar. Në renditjen e përgjithshme, Dovizioso ngjitet në pozitën e dytë me 154 pikë, katër pikë para Valentino Rossit i cili në shtegun e tij përfundoi vetëm i shtati.

Moto2, Francesco Bagnaia shënoi fitoren e dytë radhazi dhe të gjashtën këtë sezon, duke thelluar epërsinë ndaj Miguel Oliveiras në tetë pikë (214-206). Portugezi përfundoi dyti, me gjermanin Marcel Schrotter në pozitën e tretë, që për të ishte podiumi i parë në karrierë.

Ndërsa në kategorinë Moto3, Lorenzo Dalla Porta i Leopard Racing shënoi fitoren e parë në karrierë. Ai në fotofinish la pas Jorge Martinin dhe Fabio Di Giannantonion. Me pozitën e dytë, Martin ngjitet në krye të renditjes me 166 pikë, tetë më shumë se Marco Bezzechi i cili u rrëzua në rrethin e fundit kur ishte duke udhëhequr garën.

Gara e radhës e Kampionatit të Botës në motoçiklizëm zhvillohet në Aragoni në fundjavën e 23 shtatorit.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera