SUPERTALENTI
Ramadani, synon MotoGP
27 April, 2015 @8:57
Ai është 17 vjeçar dhe është kampion. Argëtim Ramadani nga Kërçova e Maqedonisë është duke treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm në motoçiklizëm dhe së fundi fitoi të shtunën fitoi vendin e dytë, ndërsa të dielen vendin e parë në Seres të Greqisë, në Kampionatin e Europës Lindorë në këtë sport.
Ai është lider i renditjes dhe ka 9 pikë më shumë se përcjellësi i parë i tij. Bën pjesë në klubin e motoçiklizmit Motori nga Shkupi, derisa ëndërron të jetë pjesë e elitës së motoçiklistëve botëror në Moto GP një ditë.
“Ambiciet e mija për momentin janë që të arrijë klasën Moto 3, që është klasa për të rinj në këtë sport dhe prej aty do të vazhdojë në klasat e nivelit botëror,” ka thënë ndër të tjera 17 vjeçari Ramadani në një emision te Alsat M.
Video