Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIMET PËR EUROPIAN

Kosova mposhtet edhe nga Sllovakia

Kosova mposhtet edhe nga Sllovakia


18 April, 2015 @22:27

Kosova ka pësuar edhe nga Sllovakia sonte, në kuadër të kualifikimeve për europianin U-19 të femrave që do të zhvillohet në Spanjë. 

Reprezentacioni i Kosovës, nuk ka arritur t’i bëj ballë as Sllovakisë, pas ndeshjes së humbur ndaj Serbisë një ditë më parë

Sidoqoftë, sonte gëzon fakti se vashat U-19 kanë arritur të shënojnë një gol më shumë dhe të pranojnë më pak gola në humbjen e thellë. 

Derisa Veronika Gajdosikova ka qenë më efikasja në ndeshje me 5 gola të shënuara, te Kosova janë dalluar Elma Kameri me 5 gola të shënuara dhe Arlinda Krasniqi e Monica Muharremi me nga 2 gola. 

Nesër, përfaqësuesja e Kosovës zhvillon edhe ndeshjen e fundit në ciklin kualifikues, pa gjasë të kualifikohet pas dy humbjeve - ndaj Rumanisë. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera