Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOT ARRIN

Mysafiri i rëndësishëm

Mysafiri i rëndësishëm


17 April, 2015 @8:54

Thomas Bach, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, KON, pritet të vizitojë sot Kosovën. 

Vizita e parë e një njeriu me kaq peshë sportive ka gëzuar tej mase edhe kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, KOK, Besim Hasani, që e ka cilësuar këtë vizitë si vizita më e rëndësishme që ndonjëherë i është bërë Kosovës. 

“Nesër është një ditë e madhe, pasi që KOK pret njeriun që lëvizja botërore olimpike e konsideron më të madh, ndërsa unë, vizita më e rëndësishme që i është bërë ndonjëherë Kosovës. Nesër vjen kreu i KON-it, Thomas Bach, me delegacionin e tij,” ka thënë Besim Hasani në konferencën e djeshme për shtyp. 

Vizita e Bachut në Kosovë dhe rajon, është e para që nga viti 1984, kur për herë të fundit kreu i KON-it kishte qëndruar në këtë rajon, atëherë Juan Antonio Samaranch. 

Në vitin 1984 Sarajeva kishte qenë organizatore e Lojërave Olimpike Dimërore. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera