SKANDALOZE

REUTERS/Arkiv
Gjeorgjia s’lejon flamurin e Kosovës, Krasniqi tërhiqet nga gara
15 April, 2015 @9:52
Përkundër se është e pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes, Kosovës nuk i është vendosur flamuri përkrah flamujve tjerë në europianin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ka raportuar Koha Ditore në numrin e sotëm të saj.
Këtë fakt, nuk e ka pranuar assesi peshëngritësi Arbnor Krasniqi, që ishte prezent aty me trajnerin e tij Ilir Kafarani, duke mos marrë pjesë fare në gara - pa flamur, shkruan më tej gazeta.
Derisa organizatori e ka cilësuar si çështje politike mosvendosjen e flamurit të Kosovës në këtë garë, Sekretari i FPK-së, Astrit Hasani dhe trajneri nuk kanë pranuar assesi këtë fakt, që ka bërë ata të kthehen në Kosovë pa marrë pjesë fare në gara.