CHINA GP

REUTERS/Arkiv
Hamilton, triumfon në Kinë
12 April, 2015 @9:49
Kampioni aktual dhe lider i kampionatit të Formula 1, Lewis Hamilton, ka arritur të triumfojë në shtegun e Shanghait sot për të marrë vendin e parë në garën për Shpërblimin e Madh të Kinës, China GP.
Britaniku ka arritur që të fitojë dje Pole Positionin e garës, sot ka bërë rrethin më të shpejtë në garë, për të fituar në Shanghai International, sikurse në vitin 2008.
Në fund, pas Hamiltonit, u radhitën: Nico Rosberg, Sebastian Vettel, derisa pa podium mbetën Kimi Raikkonen, Felipe Massa, Valteri Bottas, etj.
TOP 5 GARUESIT NË CHINA GP:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | ||
2 | Nico Rosberg | Mercedes | ||
3 | Sebastian Vettel | Ferrari | ||
4 | Kimi Raikkonen | Ferrari | ||
5 | Felipe Massa | Williams |
TOP 5 GARUESIT, RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | ||
2 | Sebastian Vettel | Ferrari | ||
3 | Nico Rosberg | Mercedes | ||
4 | Felipe Massa | Williams | ||
5 | Kimi Raikkonen | Ferrari |