TENIS

Kosova pranohet në Federatën Europiane të Tenisit
28 March, 2015 @17:29
Tenisi është sporti i radhës që është pranuar me të drejta të plota ndërkombëtarisht.
Vendimi është marrë sot në Lozanë të Zvicrës, përkatësisht në Ansamblenë e Përgjithshme të Bordit të Federatës Europiane të Tenisit.
FTK-ja është bërë anëtarja e 50-të e Federatës Europiane me 50 vota pro dhe 19 kundër, duke tejkaluar kështu 2/3 e numrit të votave.