McLAREN-HONDA

eurosport.com
Kthehet Alonso
23 March, 2015 @22:58
Fernando Alonso do të kthehet në garë për Çmimin e Madh të Malajzisë këtë fundjavë, pasi që është shëruar plotësisht nga aksidenti që e kishte.
Njoftimin e ka bërë të ditur FIA, duke shkruar se pas trajtimit rigoroz mjekësor dhe të stërvitjeve, Fernando do të ketë të drejtë gare.
Fernando Alonso nuk arriti të debutojë në makinën e tij të re, McLaren-Honda, pasi që u aksidentua rëndë në testime në shtegun e Barcelonës dhe kështu mungoi në Australian GP.