KOSOVA

U pranua edhe Kick Boxi
19 March, 2015 @9:27
Federata e Kick Boxit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Europiane të Kick Boxit, por edhe në atë Ndërkombëtare.
Njoftimin e ka bërë të ditur për mediat kreu i kësaj Federata, Fatmir Makolli, i cili ishte i pranishëm bashkë me kreun e KOK-ut, Besim Hasani në Stamboll, në mbledhjen e Bordit të Federatës Europiane.
Asnjë votë kundër nuk ka marrë Kosova gjatë procesit të pranimit të saj, ka thënë ndër të tjera Makolli për të përditshmen Zëri.