AUSTRALIAN GRAND PRIX

Foto: AFP
Kampioni nis me fitore stinorin
15 March, 2015 @10:44
Gara e parë e stinorit të ri në Formula 1 e mbajtur sot në Australi i ka takuar kampionit aktual të këtij sporti, Lewis Hamilton.
Britaniku Hamilton, që nisi nga pozita e parë e pole-it ka shënuar fitoren e 34-të të tij në karrierë, derisa ekipi i tij, Mercedes, kishte një ditë për të festuar pasi që menjëherë pas Hamilton garën e përfundoi si i dyti edhe Nico Rosberg.
Ish kampioni Sebastian Vettel përfundoi garën në vend të tretë me ekipin e tij të ri, derisa i katërti në cak arriti braziliani Felipe Massa.
“Krenari qenka të ulesh dhe t’i ngasësh kerrit të kuq. Me të vërtetë është fantasike,” ka thënë pas garës gjermani Vettel që sot debutoi për Ferrarin.
TOP 5 GARUESIT NË AUSTRALIAN GP:
1 | Lewis HAMILTON | 25 pikë | ||
2 | Nico ROSBERG | 18 pikë | ||
3 | Sebastian VETTEL | 15 pikë | ||
4 | Felipe MASSA | 12 pikë | ||
5 | Felipe NASR | 10 pikë |