DUELI I SHEKULLIT

Foto: Eurosport
Dueli 200 milionësh, zyrtarizohet
21 February, 2015 @10:06
Ajo që u paralajmërua ditë më parë nga The Sunday Telegraph, edhe ndodhi. Filipinasi agresiv, Manny Pacquaio do të përleshet me amerikanin e orientuar në mbrojtje, Floyd Mayweather më 2 maj.
Mega dueli i vlefshëm 200 milionë dollarë, u zyrtarizua mbrëmë derisa, Mayweather gjatë zyrtarizimit të duelit tha:
“Ky do të jetë dueli më i madh në histori të sportit. Jam më i miri i të gjitha kohërave, ndërsa rivali do të jetë edhe një tentues, si ata 47 që tentuan para kësaj. Ai do të mbahet në mend si i 48-ti.”
Derisa rivali i tij që ka 38 ndeshje të përfunduara me knockout në karrierë ka lëshuar një deklaratë, ku thotë:
“Krenarí është që të jesh pjesë e një ngjarjeje të tillë. Ia dedikoj tifozëve nga e mbarë bota dhe veçanërisht bashkëvendasve të mi nga Filipinet, që kanë kërkuar që një ngjarje e tillë të ndodhë.”
Showi më i madh i boksit në botë do të mbahet në Las Vegas, derisa Mayweather pa marrë parasysh rezultatin do të ketë përparësi në ndarjen e hises nga totali i kësaj ndeshjeje, 60-40.
Kështu, amerikani do të kap shifrën prej 120 milionë dollarë, derisa Pacquaio 80 milionë dollarë - pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes.
In case you missed it last night, the fight of the century @FloydMayweather v @MannyPacquiao, has been announced! http://t.co/EtVv7ijcfG
— BoxNation (@boxnationtv) February 21, 2015