Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E KUPËS

Feniksi fiton Kupën

Foto: FFK

Feniksi fiton Kupën


20 February, 2015 @9:56

Skuadra e futsallit nga Drenasi, Feniks, ka arritur të triumfojë në finalen e Kupës së Kosovës, duke e mposhtur Liburnin nga Gjakova me rezultat 6-4 në finale. 

Finalja e zhvilluar dje në Prishtinë ka qenë tejet interesante, derisa drenicasit me dy golat e shënuar në minutat 38 dhe 40 siguruan fitoren. 

Për ekipin e Feniksit u paraqitën: Gashi, Mejzini, Alibegu, Sh. Brahimi, Hasi, Selmani, V. Brahimi, Ramadani, Shq. Brahimi Zefi e Fazliu. 

Ndërsa për Liburnin: Prenqi, Selimi, Alaj, Brovina, Dobroshi, Selmanaj, Gojani, Nikolla, Hamza e Zhuri.



Rrjedha e golave:

FENIKSI LIBURNI
Mejzini(10’), Zefi (14’, 34’), Alibegu(17”, 40’) e Ramadani(38’) Gojani(5’). Alaj(15’, 17’) e Selmanaj(24’)

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera