Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NORA GJAKOVA

Gjakova e bronztë në Sofje

Nora Gjakova (në të djathtë), në ceremoninë shpërndarjes së medaljeve/ eju.net

Gjakova e bronztë në Sofje


8 February, 2015 @21:09

Dita e parë e turneut European Open që po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, ka filluar me medalje për shtetin tonë.

Në kategorinë deri në 57 kilogram në konkurrencë të femrave, xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë.

Nora u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Momo Tamaoki, ndërsa më parë kishte fituar duelet kundër xhudisteve Marija Skora (Ukrainë), Evelyne Tschopp (Zvicër), Stefania Adelina Dobre (Rumuni) dhe Larissa Csatari (Zvicër).

Xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, nuk arriti të fitojë ndonjë medalje pasi u mposht pas duelit të dytë nga xhudistja françeze, Priscilla Gneto, derisa xhudisti Akil Gjakova u mposht pas duelit të katërt nga ukrainasi, Artem Khomula.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera